Dje nuk ndodhi asgjë që nuk pritej.
Ajo që duket si drama e madhe, pra 1 vit burg për Salianjin në fakt është fitorja më e madhe afatgjatë e gjithë strategjisë së këtij të fundit ndër vite.
Dhe ta kish kërkuar s’do i jepej një çmim i tillë e këtu ska dyshim që teza persekucionit bie.
Nëse Saliu s’ka kohë për të rishkëlqyer pas dënimit , Salianji ka çdo mundësi ta shes sa frëngu pulën këtë çmim që fitoi .
Për pazar ai është “High class maker”.
E kemi thënë që politika në Shqipëri ska as cipë e as skrupuj e si e tillë i shkon kallëp Ervinit pasi ai e ka nisur me “denoncime”, duke qenë ortak me pushtetin nëpërmjet Sadriut dhe e përfundoi me pazar në Elbasan epoken post qysqi në luftën e përgjakshme Berisha- Basha.
Ai me apo pa dashjen e Ramës sot doli mbi palët e po tërheq zvarrë opozitën në protesta gjë të cilën se bëri dot as Saliu i cili ka 1 vit i burgosur .
Zvarrë në një aksion që s’dihet sa baza do ta ndjek e zvarrë në humbjen e disatë me një alibi të fortë humbje.
Po alibi thuajse perfekte.
Rama nuk ikën , opozita s’fiton me lidership ne burg e tanimë fajin do ta ketë populli .
Askush nga tifozët politik ska çi thotë kësaj alibie dhe të gjithë po përgatisin terrenin për një pazar te qetë 4 vjeçar me tezën se pas kësaj të gjithë duhet të kenë kujdes mos bëjnë denoncime .
Kjo pra është politika e re që do sillte binomi rithemelimo-qysqior që do shtrinte përtokë Ramën po të mos burgosej Salianji , lirohej Berisha dhe të jepte qeverinë në pjate argjendi Rama .
Ça ëndrre e bukur për pazarexhijntë pupupu.
Po në gjithë këtë paradoks ka një dritare me ngjyra .
Shpëtoi Elbasani pasi në 2025 me shumë gjasë do ketë një pazarexhi veshur pa kostumin e të riut në politikë .
Shpëtoi Elbasani pasi kllapia që e ka kapur sot do rishperndaj një pjesë nga të logjikshmit dhe kjo jep shpresë për një model ndryshe.

Nga Erion Murataj