Një aksident i shumefishtë ka ndodhur në rrugën Kukës-Uzinë që lidh segmentin Kukës-Morinë.
Në aksident janë përfshirë 4 mjete, por pavarësisht dëmeve materiale të konsiderueshme, për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish.
Aksidenti sipas dëshmitarëve ka ardhur si pasojë e lëvizjes me shpejtësi në këtë aks rrugor të një automjeti i cili është përplasur me një mjet në lëvizje dhe tre mjete të tjera të parkuara para një lokali në anë të rrugës.
Automjeti që shkaktoi aksidentin e shumëfishtë është përmbysur si pasojë e përplasjes me tre mjetet e tjera.
Drejtuesi i mjetit per fat të mirë ka shpëtuar dhe është nxjerrë nga mjeti nga klientët që ishin në lokal.
Duhet theksuar se ky aks rrugor në hyrje të qytetit të Kukësit ka ngarkesë të madhe lëvizjesh të automjeteve dhe është tepër e rrezikshme për shkak se është me pamje të kufizuar,pa sinjalistikë dhe ngushtë. Si pasojë në shumë raste kanë ndodhur aksidente me pasojë vdekje.