“Përplasje ballore me regjimin që vetëkërkon të bëjë luftë për zhdukjen e opozitës!”, kështu e cilësoi protestën e sotme nënkryetari i PD Luçiano Boçi. I ftuar në studion e Klan News ai u shpreh se Partia Demokratike gjithnjë ka pasur mbështetjen e qytetarëve në tubime.https://www.youtube.com/embed/axQpsvBaUnE?si=J_AEVexeteH1gzAf
“Protestat e PD kanë qenë të suksesshme sepse janë format kryesore të komunikimit me njerëzit dhe forma më e lartë është fushata zgjedhore. Ne nuk kemi kërkuar ta stimulojmë publikun sepse mbart pak atë pjesën artificiale, ne kërkojmë besimin që të na atashohen sepse beteja është për qëllimet më të larta. Jemi në front lufte dhe kemi përballë të njëjtin armik, që ka afektuar jetën sociale e politike në vend. Realiteti është ky! Ne kemi mbështetje reale sepse protestat kanë pasur zë nga shqetësimet e qytetarëve dhe qëllimet janë të tyre por të shprehura në formë të koncentruar politike.”
Boçi mohoi të ketë më ndasi brenda kësaj force politike.
“Demokratët në bazë janë më të bashkuar se pjesa lart, por tanimë po konkretizohet bashkimi edhe në pjesën e organizimit kapilar të partisë, në nivel grup seksioni dhe seksioni.”
I pyetur se a ekziston mundësia që kryedemokrati Sali Berisha të thyejë sot masën e sigurisë e t’i bashkohet protestës, ai u shpreh: Kemi aksion përpara dhe kërkesat tona janë shumë të thjeshta e konkrete. Sinqeriteti i kauzës tonë nuk varet a do dalë Berisha apo jo, është vendimmarrje që i takon atij. Shoh mënyrën si shpërndahet propaganda, me interpretime të tilla. Marrja e iniciativës për mosbindje civile është bërë nga PD dhe Sali Berisha që është në arrest shtëpie.
“Rama do të detyrohet të heqë dorë nga menaxhimi i pisët i pushtetit, nga presioni qytetar dhe reagime të tjera që do vijnë. Do jetë vullneti i qytetarëve ai që vendos se kush do e marrë drejtimin e e vendit”, përfundoi Boçi.
/tvklan.al