Rindezja e një pajisje Android është zakonisht mjaft e thjeshtë për t’u bërë, por kjo gjë ndryshon në rastin kur smartphone-i ose tableti yt ka ngecur dhe nuk i përgjigjet veprimeve tuaja. Nëse ai që ka ngrirë është thjeshtë një aplikacion, ju mund të shkoni në home screen dhe të rindizni normalisht pajisjen tuaj. Në disa situata specifike, kur i gjithë sistemi ka ngrirë, shtypja e butonit të fikjes nuk e zgjidh problemin tonë.
Në metodën që ne do t’ju tregojmë sot është e rëndësishme të përmendim se asnjë nga të dhënat tuaja nuk do të fshihet. Ajo që ne do të bëjmë quhet thjesht një “hard reset” ose “hard reboot”.
Disa pajisje Android kanë kombinime të veçanta të butonave për të kryer një hard reboot, por zakonisht një trik punon pothuajse përherë në të gjitha pajisjet. Ajo që ju duhet të bëni është mbajtja shtypur e butonit të fikjes për 20-30 sekonda. Me shumë mundësi do t’ju duket një kohë mjaft e gjatë, por duhet të vazhdoni ta mbani shtypur këtë buton deri në momentin që smartphone-i juaj të fiket.
Smartphone-t Samsung kanë një mënyrë pak më të shpejtë për kryerjen e një hard reboot, duke mbajtur shtypur butonat volume down dhe të ndezjes për 7 sekonda.
Nëse ju keni një pajisje ku bateria është lehtësisht e aksesueshme, mund të hiqni baterinë dhe ta vendosni sërish atë. Në këtë mënyrë telefoni juaj do të rindizet.