Home AKTUALITET YouTube teston përkthimin automatik të titujve të videove në PC dhe smartphone

YouTube teston përkthimin automatik të titujve të videove në PC dhe smartphone

14

Disa përdorues kanë raportuar se versionet për desktop dhe smartphone të YouTube kanë filluar të shfaqin një opsion për përkthimin automatik të titujve të videove. Ata që e kanë aktivizuar këtë shërbim kanë parë që titujt, përshkrimet e videove dhe titrat janë përkthyer automatikisht.

Fillimisht përdoruesit dërguan disa screenshots në website-in Android Police të cilat konfirmojnë se ky shërbim po testohet tek përdoruesit që kanë gjuhë primare atë spanjolle, turke ose portugeze. Videot me tituj të përkthyer kanë një shënim poshtë tyre ku tregohet se ato janë të përkthyera.

Ndryshimi duket se po ndodh në pjesën e serverit, pra update-imi i aplikacionit me shumë mundësi nuk do ta aktivizojë këtë shërbim. Përkthimi automatik i videove në gjuhën përkatëse i jep potencial videos për të arritur më shumë audienca.