Policia ka njoftuar planin e masave që do të merren për mbarëvajtjen e protestës së 29 tetorit.
Blutë mosbindja civile do të shtihet edhe në rrethe, jo vetëm në Tiranë, siç ndodhi në protestën e fundit.
PD ka njoftuar se nesër do të bllokohen rrethrrotullimet kryesore në vend.
Njoftimi:
30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:
* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
* Rrethrrotullimi Milot
* Rrethrrotullimi Shkozet
* Rrethrrotullimi Bradashesh
* Rrethrrotullimi Rrogozhinë
* Rrethrrotullimi Levan
Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Policia ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale