Detaje të reja janë mësuar nga atentati i sotëm i nodhur në lagjen“Hajro Çakërri”, në qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur shtetasi Bledar Birçaj 40-vjeç. Burime bëjnë me dije se në automjetin “BMW X5” që u qëlllua me breshëri kalllashnikovi, ndodhej një person tjetër.

Pasagjeri ka shpëtuar pasi është hedhur nga makina në kohën e duhur dhe është fshehur mes pallateve, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije identiteti i tij. Mësohet se në drejtim të makinës së tyre është gjuajtur mbi 20 herë me një armë automatike.

40 vjeçari Bledar Birçaj rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve. Prej disa vitesh ai dispononte disa biznese në qytetin e Vlorës.