DURRËS- Për shkak të motit të keq që pritet të godasë Durrësin dhe gjirin e tij detar, flota e peshkimit do të pezullojë aktivitetin për 48 orët e ardhshme.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, raporton se janë njoftuar të gjithë ata që merren me këtë aktivitet, që puna e tyre gjatë orëve në vijim nuk mund të vazhdojë normalisht, për shkak të paralajmërimeve për stuhi detare.

“Mund të kemi stuhi detare në gjirin e Durrësit dhe për këtë është urdhëruar që flota e peshkimit të mos dalë në peshkim për 48 orët në vijim”, raportoi gazetari.

Ndërkohë, tragetet e linjës Durrës-Bari do të vijojnë lundrimin normalisht, të paktën  kështu është vendosur nga autoritete përgjegjëse./abcnews.al