Kryeministri Edi Rama ndau lajmin e mirë për pensionistët gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.
Kreu i qeverisë tha se pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do të marrë trefishin e bonusit që kanë marrë vitet e mëparshme, pra do të marrin rreth 150 euro.
Ndërsa pensionistët që kanë pensionet më shumë se 20 mijë lekë, do të marrin dyfishin e bonusit, pra rreth 100 euro.
“Dua tu përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim, qeveria do të çliroje një fond prej afro 100 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundivitit.
Ky bonus sot ë ndahet në dy shkallë, për ata që kanë pension deri në 20 miëj leke, do marrin trefishin e bonusit të deridjeshme. Pra rreth 150 euro. Ata që kanë pansion më të madh se 20 mijë lëkë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshme, pra shkon në 100 euro.
Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për tu dhënë më pak atyre që kanë një pension më të lartë, por për tu dhënë më shumë atyre që kanë një pension më të ulët.”, u shpreh Rama.
Top Channel