Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes së të miturit, ndërsa shton se autoritetet përkatëse duhet të marrin përsipër përgjegjësinë.

Reagimi i Berishës:

Nxënësit Martin Cani, 14-vjeç, sportist i talentuar, i morën dje jetën tek dera e shkollës.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, shokëve, miqve, ekipit të 14-vjeçarit, Martin Cani, që i morën jetën me një mori thikash në trupin e e tij të njomë, në derë të shkollës.

Ngjarje e dhimbshme, tronditëse për familjen, shkollën, ekipin, qytetin dhe mbarë shoqërinë. Çdo nxënës, çdo prind, çdo qytetar ndjehet fortë i lënduar dhe i pakësuar nga vrasja e Martinit me çantën e shkollës mbi supe.

Dora vrastare në narkoshtet ka licencë të vrasëkudo.

Shkolla, që pas familjes duhet të jetë  vendi i dytë më i sigurt për fëmijët tanë, u kthye në pusi për Martinin bash në sytë e bashkëmoshatarëve, mësuesve, oficerit të policise që paguhet për siguri të lartë.

Sherrnaja thuaj një javore, midis të rinjve përfundoi me ekzekutimin publik të Martinit.

Pas aktit kriminal të fundit në vendngjarje erdhën ambulanca dhe forcat e policisë, por shumë vonë, atëherë kur aty para tyre kishin mbërritur kamerat e televizioneve.

Megjithatë, ministri i krimit që paguan oficer policie për sigurinë e çdo shkolle, rrahu gjoksin me “Smart City”, kurse Korba e Kovidit në krye të Ministrisë së Arsimit lau duart me një breshëri akuzash ndaj të tjerëve.

Ky eshte shteti i krimit!

Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera familjes.

Dënoj me forcën me të madhe aktin makabër dhe autorët e tij, që i morën jetën nxënësit 14-vjeçar, Martin Cani si dhe dorëzimin e rendit në duart e krimit nga narkoshteti i Edi Ramës.

Top Channel