Home AKTUALITET Të besosh i prerë në besë

Të besosh i prerë në besë

100

Shkrim nga Erion Murataj.

Në kohët që jetojmë besimi është kthyer në sfidë. Arsyeja: sepse pabesia dhe halabakllëku është kthyer në modë.
Çdo qelizë e kësaj shoqërie po humb dinjitetin për të folur hapur atë që mendon dhe dëshiron.


Një pjesë e mirë janë kthyer në qenie që tentojnë të prostituojnë gjithçka përfshirë dhe besimin.
Ndërkohë që besimi është vlera më e lartë morale që njeriu ka në çdo hallkë të jetës. Besimi tek Zoti, lideri, idea dhe njëri-tjetri ishin parimet themelore të prosperitetit .
Marrëveshjet që pompohen me të madhe s’janë gjë tjetër veç se mantel i lakuriqësisë së ndyrë të pabesisë.
E të tilla raste kemi kudo në ditët që jetojmë, në çdo hallkë të përditshmërisë sonë.
S’ka si të jetë ndryshe kur pabesia është kthyer në model, ku njerzit shiten edhe pse të kanë besuar, ku njerzit tradhtohen edhe pse të kanë dashur dhe qëndruar stoik në çdo kauzë tënden.

Edhe atëherë kur njerzit sakrifikojnë muaj, vite për një ëndërr të pabesueshme që ti ja bën ta besojnë.
Kjo situatë nuk mund të ndryshojë lehtë dhe moria historike e ka vërtetuar këtë gjë. Kujtojmë revolucionin francez i cili lindi si nevojë e një degradimi shoqëror i cili s’mund të kapërdihej më.
Natyrisht, që impulsiviteti s’mund të jetë i njëjti.
Edhe pse shpesh zemërata nuk kontrollohet, por duhet vërtet një qasje e re me besimin në tërësi.
Modelet që shumë të rinj sot kanë përvetësuar nga njerëz të pafytyrë që dhe pse tradhtojnë besimin e atyre që investohen në projekte apo nisma dhe mardhënie njerzore nuk kanë as moralin të largohen njerëzisht.


Të besosh një njeri të tillë, do të thotë të besosh i prerë ne besë.