Në spitalin e Elbasanit, qytetarët nuk po marrin shërbimin e tyre shëndetsor në disa sektor. Shkak për këtë është bërë mungesa e mjekëve.
Shërbimi i Pneumologjisë ka mbyllur dyert pasi mjekët specialistë mungojnë.Të irrituar pacientët thonë se shteti nuk u përgjigjet nevojave të tyre duke i lënë pa trajtim ndërkohë që një pjesë e tyre e ka të pamundur përballimin e shpenzimeve në spitale private. Mungesa e stafit ka bërë që mosmarrja e shërbimit të shkaktojë pasoja në shëndetin e qytetarëve.
Perpos mungesës së pneumologëve, në Spitalin e Elbasanit problem ngelet edhe mungesa e infeksionistëve pasi e vetmja mjeke specialiste që e ofronte këtë shërbim ka rezultuar pozitive me Covid19 dhe është karantinuar.
Në Spitalin e Elbasanit, koronavirusi ka prekur edhe 5 mjekë të tjerë, gjë e cila e ka vështirësuar përballimin e fluksit të pacientëve për marrjen e sherbimeve.