Ndërsa kanë nisur përgatitjet për parlamentaret e 11 majit, Partia Demokratike ka dalë sot me një njoftim për të gjithë kryetarët e degëve të saj që duan të futen në garë për deputetë.

Në njoftim thuhet se të gjithë ata që duan që të futen dhe të garojnë në Primare, do duhet që të japin dorëheqjen nga drejtimi i degëve të PD. Për këtë afati i fundit thotë PD është data 26 janar.

“Per shkak te pergatitjes se rregullores proceduriale te gares per Primare, te cilat do te perzgjedhin kandidaturat elektorale te PDSH per zgjedhjet per Kuvendin 2025; ne zbatim te pikes 4 neni 12 te statutit te PDSH, Ju informoj  se nese keni vendosur te garoni ne primare, duke u perfshire ne rrethin e kandidaturave elektorale, brenda dites se Diele date 26 Janar 2025, duhet te depozitoni doreheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit te deges prane Sekretariatit te Organizimit”, thuhet në njoftim.