Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të lërë të pa ndryshuar masën e arrestit shtëpiak për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”.
Njoftimi mbi vendimin:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 25 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit J.M., në lidhje me: “Ankim ndaj vendimit nr. 714, datë 12.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Shuarjen e masës së sigurimit të “Arrestit në shtëpi”, për J.M., caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
- Miratimin e vendimit nr. 714, datë 12.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Sakaq, Jamabër Malltezi akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa vjehrri i tij Sali Berisha për veprën penale korrupsion pasiv./abcnews.al