Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Dy të moshuar kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e flakëve dhe tymit, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpëtuar banorët. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.