Binance, crypto exchange më i madh në botë, është nën hetim nga Internal Revenue Service (IRS) dhe Department of Justice për shkak të dyshimit të tregtimit illegal në këtë platformë.
I themeluar në 2017, Binance është krijuar në Ishujt Cayman dhe ka një zyrë në Singapor. Sipas Bloomberg, US Comodity Futures Trading Commission (CFTC) ka hetuar Binance pasi ajo lejoi amerikanët të blejnë asete te lidhura me digital tokens. Residentët në SHBA janë të lejuar të blejnë këto produkte vetëm nga firma të regjistrura në CFTC. Në të kaluarën Binance ka thënë se do të ngrinin llogaritë e amerikanëve që kryejnë transaksione të paligjshme në website.
Analistët e kriptomonedhave në Chainalysis raportuan se në 2019 $756 milionë nga $2.8 miliardë transaksione kriminale u kryen përmes Binance. Zëdhënësi i Binance thotë se kompania ka punuar shumë për të krijuar një program të fuqishëm që përfshin parimet anti-pastrim parash dhe mjete të përdorura nga institucionet financiare për të zbuluar aktivitetet e dyshimta. Ai shtoi se kompania njihet mjaft të mirë në SHBA dhe vende të tjera të botës si një ndihmues i agjensive të zbatimit të ligjit.