Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot para mediave ka njoftuar për gjendjen e të lënduarve nga tragjedia në Koçan.

Ministri tha se gjendja e pacientëve që janë shtruar në klinikat brenda vendit janë në gjendje të stabile.

“Në klinikat e Shkupit janë 84 pacientë, ndërsa jashtë vendit ka 51 pacientë.

Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14 në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Rumani 4. Sot presim që të shkojnë edhe një grup i pacientëve në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd edhe 12 pacientë”, tha Taravari.

Taravari tha se sot janë paraqitur edhe dy të lënduar për shërimin nga tragjedia në Koçan, të cilët dje nuk ishin paraqitur. Pacientët janë nga Shtipi./Telegrafi/