Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë rrugës drejt njësisë nr.7 në Tiranë për t’u takuar me drejtuesit e fushatës elektorale në këtë zonë është takuar me disa prej punonjësve të bashkisë të pastrimit dhe mirëmbajtjes.
“Dole më shpejt se sa unë aty e”, i tha Rama njërit prej punonjësve.
Ndërsa ecte në këmbë, ai u takua edhe me disa prej mbështetësve të tij.
“Ky është socialisti më i ri”, i ka thënë një qytetar që mbante në dorë djalin e tij të vogël.
