
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve teksa doli live në “Facebook”, në rubrikën “Sy m’sy”.
Një komenti se Partia Socialiste nuk ka asnjë ka asnjë program, Rama iu përgjigj: “Ardjan, asnjë program nuk kemi, futja në BE nuk të duket program, mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë. Përkundrazi! Më e bukura është që ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program, nuk e shihni dhe nuk e dëgjoni”.
Një tjetër qytetar e pyeti se si do rimëkëmbet ekonomia që po shkon poshtë e më poshtë.
“Po të ishte kështu, rrogat nuk do shkonin lart e më lart, vlerësimet e institucioneve nuk do të shkon lart e më lart. Por, ti i përket një kampi tjetër, ku merret aroma dhe mendja pa mendje e kënetës”, tha kryesocialisti.
