Ditën e sotme Kancelarja gjermane Angela Merkel, do të zhvillojë një video-konferencë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Fokus i bisedimeve pritet të jetë edhe dialogu me Serbinë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri me dije se biseda do të përqendrohet në kursin e reformave në Kosovë.
Gjithashtu Kurti pritet që këtë javë të jetë në Bruksel ku edhe do të zhvillojë takime me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ky takim i organizuar nga shefi i diplomacisë europiane Josep Borell, ka në fokus përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.
Nga ana tjetër ky pritet të jetë takimi i parë i kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shkruajnë mediat në Kosovë.