
Arber Male, këshilltar i pavarur bashkiak i Pogradecit ka dale kunder projektit te ndërtuesit, Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi disa kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit duke shprehur indinjatë.
Male thotë se nuk duhet dhënë leja për kulla sepse UNESCO ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë.
Ai gjithashtu sfidon kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës të mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të reagojnë kundër betonizimit të parkut të Drilonit.
Pronari i kontakt, Fatmir Bektashi eshte nen hetim dhe i akuzuar nga SPAK ne dy ceshtje nje prej te cilave ajo e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhenderrit te tij Jamarber Malltezi.
NDAL PYLLIT TË BETONIT NË PARKUN E DRILONIT!
Sapo jam njohur me projektin e kompanisë Kontakt, e cila do të ndërtojë një varg godinash 12 katëshe në hapësirën e parashikuar për pyje dhe park mes Drilonit dhe Tushemishtit. Pse duhet ndalur në kohë?
1.Nuk mund të ketë pyje dhe kulla bashkë, beton dhe park. O njëren o tjetrën! UNESCO na i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.
2. Transparenca dhe konsultimi me banorët për transformimin e kësaj zone ka qenë zero dhe Njësinë Adminsitrative.
3. Turistëve nuk mund t’i shesim vetëm gasoniere dhe beton, ata vijnë për habitatin, natyrën, qetësinë, liqenin, pulëbardhat dhe ajrin e pastër. Nëse këto i vrasim me beton, automatikisht kemi vrarë edhe turizmin e zonës.
Meqënëse jemi edhe në periudhë zgjedhore, ftoj të gjithe kandidatët për deputet të Pogradecit pa dallim të forcës politike, të bashkohen në betejën për të ndalur pyllin e betonit. Nesër do të jetë vonë për të gjithë!
