Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi planin e tij për të vendosur tarifa për importet. Ai u shpreh se do vendosë taksën 25% për makinat e importuara në SHBA nga e gjithë bota me efekt të menjëhershëm.

“Tani është radha jonë që të përparojmë”, tha Trump. “Kur bëhet fjalë për tregtinë, ndonjëherë “miku është më i keq se armiku.

Mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten në Korenë e Jugut, dhe mbi 90% e makinave të shitura në Japoni janë prodhuar në Japoni, dhe se makinat e prodhuara në SHBA përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël në ato vende”, tha ai.

Ai shton se dita e sotme do të mbahet mend si dita kur industria amerikane “rilind” dhe dita kur Amerika “u bë përsëri e pasur”.

“SHBA-ja është përfituar nga “mashtruesit” dhe është “plaçkitur” nga të huajt. Tatimpaguesit tanë janë grabitur për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më”, shton ai

Ardit Murataj