Erion Murataj PSD

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona për shkelje të qarkullimit rrugor. Dy persona përkatësisht 31 dhe 48 vjeç janë vënë në pranga pasi janë kapur duke drejtuar automjetin pa leje. Ndërkohë një 40 vjeçar në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Një 48 vjeçar ka përplasur një këmbësor i cili është nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-F. F., 31 vjeç dhe F. T., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje;

-R. K, 40 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale;

-A. L., 48 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin F. K., 56 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.”

/ abcnews.al