Erion Murataj PSD

Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare, ku humbur jetën tragjikisht në një hotel në zonën e Oias në Greqi, teksa punonte.

Sipas informacioneve, ngjarja tragjike ka ndodhur më 12 prill, ku 59-vjeçares teksa ka qenë duke punuar i ka rënë mbi kokë një krevat i cili ishte i fiksuar në mur dhe i ka thyer qafën.

Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, por ajo kishte ndërruar jetë.

Autoritetet kanë arrestuar pronarin e hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve dhe punonjësve. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.