Erion Murataj PSD

Mbrëmjen e djeshme, Egli ka shprehur dyshimet që kishte rreth hyrjes në këtë eksperiencë të BBVIP që të ndryshon jetën. Por ka zbuluar gjithashtu disa të vërteta rreth marrëdhënies së saj me Gjestin dhe si do të vijojnë lidhjen e tyre jashtë.

Një nga pyetjet e Jonidës, shumë e zgjedhur dhe e bukur, ishte se çfarë nuk do të harrojë Egli nga kjo eksperiencë.

“Janë shumë… Nuk do të harroj ditën që kam hyrë këtu brenda asnjëherë… Unë edhe kur jam futur, jam futur me shumë pikëpyetje, kam jetuar me shumë pikëpyetje”.

Kur them “Big Brother”, Egli brenda “Big Brother”, kam qenë vetëm unë, optimiste.

“Kam qenë shumë e sigurt që duhet ta bëj, edhe me gjithë botën kundër… kisha shumë besim që duhet të isha, me gjithë të mirat dhe të këqijat e mija”.

Çfarë ka qenë më sfiduese, një lidhje me ulje-ngritje apo të mbijetoje në lojë?

“Me nda, si me i vra… Ideja është që të kishe një lidhje me ulje-ngritje të sillte te kjo e dyta, ishte shkak-pasojë. Rëndonin njëra-tjetrën emocionalisht, pluset ishte për jashtë, këtu brenda ishin vetëm minuse. Në aspektin njerëzor ishte shkatërruese…”

Si do të doje Eglin që të mbahet mend?

Kjo ishte një pyetje që shkaktoi një moment heshtje, ndoshta për të reflektuar dhe menduar të gjithë eksperiencën e saj, dhe ajo u përgjigj:

“Unë do të doja të mbahesha mend si një vajzë që… përpiqet të jetë racionale për të krijuar një mburojë për anën e vet emocionale. Si një vajzë që gabon por asnjëherë për një qëllim të keq, si një vajzë që besoj shumë te njerëzit dhe për një vajzë që në fund prapë di të ngrihet…