Erion Murataj PSD

Irani nuk është larg krijimit të një bombe atomike, paralajmëroi sot Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në një intervistë për gazetën franceze Le Monde, disa orë para se të vizitës së tij në Teheran.

“Është si një enigmë, ne i kemi pjesët dhe ata një ditë më në fund do mund t’i bashkojnë. Ata kanë ende rrugë për të bërë para se të arrijnë atje. Por ata nuk janë larg, ne duhet ta pranojmë këtë”, tha ai.

“Nuk mjafton t’i thuash komunitetit ndërkombëtar se nuk ke armë bërthamore që ata t’ju besojnë. Ne duhet të jemi në gjendje ta verifikojmë atë”, shtoi ai.

Grossi mbërriti në Teheran pasditen e sotme, ku do të zhvillojë bisedime me lidershipin iranian për programin bërthamor të Iranit.

Sipas agjencisë Isna, sonte ai do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe nesër me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.