Erion Murataj PSD

SPAK e ka futur Ilir Metën në qeli, Saliun e ka në gjykim, ndërsa për Edmond Haxhinaston, ka dosje me prova të shumta, për aferat korruptive e vjedhjet kur ishte 3 herë ministër i LSI në pushtetin e PD dhe PS; por nuk po e prek dhe ai do jetë përsëri deputet…

Bashkë me kandidatët Tedi Blushi e Erisa Xhixho, por edhe veç në takimet elektorale të kandidatëve të Partisë së Lirisë në Tiranë për kryetarin e burgosur, kandidatin Ilir Metaj, është angazhuar edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto.

Ky fakt ka irrituar demokratët e Elbasanit, sepse Edmond Haxhinasto, vetë është kandidat për deputet, i dyti në listën e sigurt të koalicionit “PD-Shqipëria Mdhështore” në Qarkun e Elbasanit, por ai po bën fushatë elektorale vetëm në Tiranë.

Nuk po bën fushatë për koalicionin dhe Partinë e Lirisë, por vetëm për kandidatin Ilir Metaj, kur sipas marrëveshjes me PD-në, duhet të bëjë fushatë elektorale në Elbasan, për të mbledhur vota për koalicionin dhe kandidatët e saj në zonën ku është planifikuar.

I vetmi që po bën fushatë për vete në Elbasan, është kandidati i Partisë së Lirisë në listë të hapur, Dashamir Xhika, ish-Drejtori i Rrugëve që u burgos për aferën 50 milionë Euro, të cilat i vodhi për llogari të ish-ministrit Edmond Haxhinasto e kryetarit Ilir Meta.

Në fakt, Edmond Haxhinasto e ka mandatin të sigurt në Elbasan sepse është i dyti në listën e mbyllur, prandaj nuk e vret shumë mendjen, dhe është vendosur në Tiranë për votat e Ilir Metës.

Ai e di, që për të në Elbasan do votojnë demokratët, ndërsa ky ka marrë përsipër të mbledhë në Tiranë, votat e mbështetësve që i kanë mbetur Partisë së Lirisë, të atyre që do arrijnë t’i blejnë me para e t’i mashtrojnë për vende pune, duke u thënë se PD-PL do vijnë në pushtet.

Braktisjen e fushatës nga Edmond Haxhinasto, anëtarët e PD dhe kandidatët saj të listës së hapur në Elbasan; e quajnë tallje me votat e tyre dhe i janë ankuar Sali Berishës, por ky i ka shpërfillur, sepse është vetë që e ka lejuar të mbledhë vota për Ilir Metën në Tiranë.

Madje, Sali Berisha, ka urdhëruar dhe 7 kandidatët e listës së mbyllur të PD në Tiranë; Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri e Klevis Balliu, të bëjnë fushatë e të mbledhin vota për kryetarin e burgosur të PL, Ilir Metaj.

SPAK e ka futur Ilir Metën në qeli, Saliun e ka në gjykim, ndërsa për Edmond Haxhinaston, ka disa dosje me prova të shumta, për aferat korruptive e vjedhjet kur ishte 3 herë ministër i LSI në pushtetin e PD dhe PS, por nuk po e prek dhe ai do jetë përsëri deputet.

Është Sali Berisha, që ka ricikluar hajdutët e LSI, sepse bashkë me Ilir Metën dhe ish-ministrat e tij, kanë të njëjtin hall, duke menduar se do t’i shpëtojnë drejtësisë nëpërmjet mandatit të deputetit, dhe ëndërrojnë të rikthehen në pushtet e të shkrijnë SPAK-un./Pamfleti