
Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen e Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak.
Mediu: Trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluziv e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes.
Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas tij, SAC nuk kishte vetëm demontim, por edhe demilitarizim, pra kthimin e tyre në të pa efektshëm dhe të pa rrezikshëm.
Sac ka kryer demontin, duke mos kthyet demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Nuk ka pasur plotësim detyrimesh nga ato që duhet të plotësojnë FA.
FA e ka pasur detyrë mbikëqyrjen. Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja.
