
Rreth 20 efektivë të Republikës Sërpska kanë rrethuar qendrën administrative të Qeverisë së këtij entiteti në Sarajevën Lindore, një ditë pasi në këtë ndërtesë u pengua hyrja e pjesëtarëve të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje, SIPA, të cilët duket kanë tentuar ndalimin e Millorad Dodikut.
Policët janë duke penguar hyrjen në godinë, edhe pse nuk ka nuk një konfirmim zyrtar nëse kreu i entitetit serb të Bosnjës ndodhet brenda saj.
Presidenti i Republikës Sërpska duhet të merrte pjesë në çeljen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit në Sarajevën Lindore, dhe më pas kishte në axhendë një takim me drejtuesit e komunave Pale dhe Sokolac. Mbrëmjen e së mërkurës, forcat policore të Republikës Serbe i ndaluan pjesëtarëve të SIPA-s në ndërtesën e Qendrës Administrative në Sarajevën Lindore, në kohën kur Dodiku po zhvillonte një takim me përfaqësues të Qytetit të Sarajevës Lindore.
Pjesëtarë të SIPA-s insistojnë se kishin në plan të vepronin në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës dhe thonë se nuk ka pasur përdorim force. Dodik, së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e RS-së, Nenad Stevandic dhe Radovan Vishkovic.
Dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe hetimet po zhvillohen nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës.
