Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka për të cilin trupi gjykues vendosi dënimin me 4 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burgim.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar që Zarka të dënohej me 6.4 vite burgim. Zarka nuk mund të ushtrojë funksione publike për së paku pesë vite.
Ish-kryeprokuror i Vlorës akuzohet si i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Aurel Zarka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë.
Gjithashtu për akuzën “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim