TIRANE – Wizz Air, linja ajrore më miqësore me mjedisin në Evropë, ka kënaqësinë të njoftojë vendosjen e avionit të 14-të në bazën e saj në Tiranë duke filluar nga Gushti 2025. Ky zgjerim vjen si përgjigje ndaj kërkesës së lartë për udhëtime gjatë sezonit veror. Wizz Air do të ofrojë më shumë bileta me çmime të ulëta për pasagjerët shqiptarë drejt Evropës dhe më tej.

Me mbërritjen e avionit shtesë Airbus A321neo – avioni më efikas dhe më i qëndrueshëm në klasën e tij, i projektuar për të reduktuar konsumin e karburantit dhe emetimet – Wizz Air do të rrisë nr e fluturimeve në 17qytete të njohura, duke ofruar më shumë fleksibilitet, lidhje më të mira dhe mundësi më të shumta për planifikimin e pushimeve verore të pasagjerëve.

Pasagjerët do të kenë më shumë mundësi për të udhëtuar drejt qyteteve të dashura italiane, perfekte për dashamirësit e kulinarisë, modës apo plazhit, si Milano (Bergamo dhe Malpensa), Torino, Genova, Napoli, Pisa, Ankona, Verona dhe Rimini.

Për ata që ndihen tërhequr nga bukuria e Francës, fluturimet shtesë drejt Parisit, Nisës dhe Lionit ofrojnë mundësi të mrekullueshme për aventura kulturore. Dhe me nisje javore të shtuara drejt Bruksel , Karlsruhe/Baden-Baden, Barcelonës dhe Madridit, eksplorimi i zemrës së Europës – nga dielli i Spanjës te qytetet termale të Gjermanisë – nuk ka qenë kurrë më i lehtë.