Media shtetërore iraniane SNN ka raportuar se Irani ka qëlluar “raundin e fundit të raketave” drejt Izraelit përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi.

Si pasojë e sulmeve disa persona kanë mbetur të vdekur, teksa ende nuk ka një shifër zyrtare përfundimtare nga autoritetet izraelite.

Televizioni shtetëror i Iranit po raporton gjithashtu se një armëpushim është “imponuar” ndaj Izraelit pas valëve të sulmeve iraniane.

Tashmë ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, teksa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë ultimatum.

Donald Trump në një postim në Truth Social deklaroi: “Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”

Izraeli e ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.