Policia e Sarandës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me plagosjen e ish-efektivit të policisë, Adil Veli. Blutë e Sarandës bëjnë me dije se Adil Veli është goditur me tytën e pistoletës ndërsa gjatë goditjes arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja nga plumbi.

Adil Veli mësohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka sekuestruar armën në vendngjarje dhe një gëzhojë ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Njoftimi i Policisë

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.