Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit. Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.
Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.
Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.
Inceneratori i Elbasanit, ashtu si edhe projektet e tjera të ngjashme në vend, vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike për shkak të dyshimeve për abuzime me fondet publike dhe keqmenaxhim nga zyrtarë vendorë e qendrorë.
Nga burime pranë Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me hetimin për ndotjen e shkaktuar nga zjarri në lantfilli në vitin 2024 bëhet me dije se është kontrolluar banesa e Leli Kaja administratori i Eco -Elb si dhe 7 drejtuesve teknik te seciles bashki të qarkut Elbasan.
Janë kontrolluar banesat e mbikqyresve të kontrates me Eco-Elb.