Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me zonjen e pare Armanda Begaj është takuar me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjen e Parë, Melania Trump, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.Takimi u zhvillua në një ambient ceremonial në New York, ku Presidenti Begaj dhe çifti Trump realizuan edhe një foto të përbashkët. Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.