Policia e Tiranës ka arrestuar Misir Trushin, 41 vjeç, pasi të shtunën, në rrugën “Llambi Bonata”pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij,  Genci Mullaymeri.

Po ashtu eshte arrestuar edhe Genci Mullaymeri 54 vjeç, pasi dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, motrës së Misir Trushit.

Vijon ende puna për kapjen e nipit të Misir Trushi, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.