Rruga Elbasan-Gjinar është bllokuar për shkak te rrëshqitjeve të dherave si pasojë e shirave të shumta të kësaj jave.

Në terren kërkohet ndërhyrje e ekipeve të ARRSH për hapjen e aksit që lidh disa fshatra të zonës së Shpatit.

Rruga u bllokua rreth orës 10 pranë fshatit Lleshan.