Leonora Jakupi është një ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Vajza bukuroshe nga Skënderaj do të bëhej e njohur për publikun shqiptar në vitin 1998 me këngën ‘’A vritet pafajësia’’, një këngë shumë e ndjerë që është gdhendur përjetësisht në fonotekën e muzikës shqiptare, një dedikim për të atin dhe xhaxhin, të cilët humbën jetën në radhët UÇK-së.
E ndërsa vitet kanë kaluar dhe Leonora është rritur si artiste, nuk mund të themi të njëjtën gjë për pamjen e saj të jashme, pasi këngëtarja nuk ka ndryshuar aspak që nga dalja e saj e parë. Ajo ka zgjedhur të eksperimentojë gjatë karrierës shpesh me look-un e saj, por ekziston diçka që bukuroshja nuk do ta bënte asnjëherë: TATUAZHET.
Së fundmi, ajo është shprehur në një intervistë se nuk ka asnjë tatuazh, pasi janë të rrezikshëm për shëndetin, por edhe sepse ia ndalon feja. “Arsye tjetër pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, ka thënë artistja.