Policia vendore e Elbasanit në mbështetjen e Forcave Speciale kanë kryer një operacion antidrog në lagjet kryesore të qytetit.
Sipas raportimeve, janë ndaluar disa të dyshuar, për mbajtje dhe tregtim të lëndëve narkotike. Personat kanë patur me vete sasi të ndryshme të këtyre lëndëve .
Policia ka sekuestruar rreth 1 kg heroinë dhe kokainë por ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth operacionit.
Kohët e fundit është vënë re një përdorim i madh i drograve të forta dhe të kushtueshme në këtë qytet.
Emërimi në krye të detyrës së drejtorit Alket Shatro i ka dhënë një impuls të ri punës së uniformave blu në këtë qytet.