Ditën e sotme po mbahet mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor të posaçëm të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Kujtojmë se dje ishte afati i fundit i vendosur ndaj presidentit për t’u paraqitur në komision dhe ëpr të shprehur pretendimet e tij në lidhje me akuzat që i bëhen.
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka ka thënë në hapjen e mbledhjes së komisionit, se tashmë kishte përfunduar procesi i mbledhjes së provave dhe do të shqyrtoheshin të gjitha shkeljet e bëra në provat që ishin paraqitur deri më tani.
“Fillimisht më lejoni të përcaktoj edhe njëherë se në cfarë faze të hetimit procedurial jemi. Në vijim të punës, të këtij komisioni hetimor, pasi kemi përfudnuar administrimin e provave, jemi në fazën e diskutimit të tyre. Nuk do të kërkojmë më prova të tjera sepse nuk kemi nevojë, pasi janë parë të gjitha veprimet që konsideroheshin si shkelje. Tani do të bëhet vetëm shqyrtimi i provave”– tha Bushka.
Mos-prania e presidentit në mbledhjen e komisionit gjatë ditës së djeshme, shkaktoi debate, ku u përmend edhe mundësia e sjelljes së presidentit me dhunë, por ky opinion nuk u votua si më i përshtatshmi.