Tetë fëmijë janë vrarë me armë zjarri këtë të diel, 19 prill,në Louisiana të Shteteve të Bashkuara.

Viktimat janë të moshave nga 1 deri në 14 vjeç. Po ashtu, janë qëlluar në kokë dy gra, njëra prej tyre është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Një djalë i vogël është plagosur pasi është hedhur nga çatia për t’i shpëtuar sulmit.Policia thotë se gjithçka ka nisur si një mosmarrëveshje familjare. Autori ka tentuar të largohet, por është ekzekutuar nga policia.

Ai ka qëlluar me armë drejt tre banesave në tre lokacione të ndryshme: në W. 79th Street në Shreveport, në Harrison Street në Shreveport, dhe në Brompton Lane në Bossier Parish.

Hetimet po vijojnë dhe autoritetet pritet të japin më shumë detaje.

GEAM Sh.p.k