Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku ka mbetur një i vdekur e tre të plagosur.
Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se ngjarja të ketë ndodhur rreth 1 orë më parë. Janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e goditjes, njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Mjeti tjetër Audi ka pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë, raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.






