Lockheed Martin dhe General Motors kanë zbuluar planet e tyre për të ndërtuar një automjet autonom në mënyrë që astronautët në të ardhmen të lëvizin më lehtësisht në sipërfaqjen e Hënës. Dy kompanitë bashkëpunuan për krijimin e një koncepti Lunar Terrain Vehicle në programin Artemis të NASA.
Automjeti është dizenjuar për të përshkuar distanca të mëdha, dhe do të përdorë teknologjinë autonomous driving të prodhuesit të makinave. Sigurisht gjithçka është ende në fazat e para të zhvillimit dhe detajet mbi madhësinë, peshën dhe autonominë e saj nuk janë përcaktuar ende.
“Roverat do të rrisin dramatikisht hapësirën e përshkuar nga astronautët, e cila do t’I ndihmojë ata të kryejnë investigime shkencore në Hënë duke mësuar më tepër rreth vendit tonë në sistemin diellor.” mësohet të ketë thënë Rick Ambrose, zëvëndës presidenti i njësisë hapësinore të Lockheed.
Ky bashkëpunim mes Lockheed dhe GM erdhi pasi NASA kërkoi nga sektori privat ide për ndërtimin e 2 modeleve të automjeteve hënore, Lunar Terrain Vehicle dhe Lunar Surface Science Mobility System (praktikisht një laborator shkencor me rrota). Këto automjete duhet të jenë tërësisht elektrike dhe të afta të vetëkarikohen nëpërmjet paneleve diellore ose nga një infrastrukturë që mund të ndërtohet në Hënë. Ato gjithashtu duhet të përballojnë temperaturat mjaft të ulëta në polin e jugut, të cilat shkojnë deri në -162 gradë Celsius.