Kamionët dhe makinat e institucioneve shtetërore janë të parat që do i nënshtrohen kolaudimit, pas 5 muajsh pezullim të këtij shërbimi në Shqipëri.
Në datë 31 dhjetor 2020, kontrata koncensionare për koalidimin e mjeteve në Shqipëri përfundoi dhe qeveria vendosi që ky shërbim tashmë t’i kalojë shtetit.
Një ndryshim që pritet të sjellë marrja në dorë nga ana e qeverisë është dhe kontrolli tashmë i mjeteve një herë në dy vite dhe jo ccdo vit sicc ishte më parë.
Ndryshimet:
-Mjetet e reja, 0 km, 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim!
-Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet!
-Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit!