Një 60-vjeçar në Nivicë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi u rrëzua në një humnerë. Mësohet se Ali Beta na Vasjari është rrëzuar nga 200 metra lartësi e për pasojë nuk mundi të mbijetojë.
Trupi i tij vijon të mbetet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që sot të shkojnë forcat speciale për ta nxjerrë.