Gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar sërish një numër i lart infektimesh në qarkun e Elbasanit.
Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur të dhënat e infektimeve në 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS Cov2, 52 qytetarë, të shpërndarë në këto bashki: Elbasan 41 raste, Librazhd 11 raste, duke e çuar numrin e infektimeve të përgjithshme në 771 persona. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur ta fitojë dot betejën një 60 vjeçar nga Librazhdi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Të gjithë qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.