Faik Buci është arrestuar në Shtator të vitit 2020 dhe akuzohet për vrasjen e vajzës së tij së bashku me Shkëlzen Bucin, vëllai i të ndjerës dhe djali i Faikut.
Babë e bir u akuzuan për vrasjen e Eglantinës pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Miklar Tola.
Në një intervistë për emisionin Uniko, Faik Buci është pyetur nëse ka gisht në vrasjen e vajzës së tij.
Por Faiku mohoi që të ketë vrarë të bijën duke thënë se nëse do të ishte aq gjakftohtë sa të kryente një krim të tillë, do të kishte vrarë edhe dëshmitarin Miklar Tola dhe nuk kishte arsye përse t’i rrëfente ngjarjen.
“Unë po të them diçka, në mënyrën më njerëzore dhe me përgjegjësi që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me vrasjen e vajzës, e para.
Pse? Sepse unë, po të ishte për të vrarë, të isha kaq gjakftohtë, kaq vrasës gjakftohtë, të vrisja vajzën time dhe t’i falja jetën dëshmitarit kjo nuk mund të ndodhte kurrën e kurrës për një njeri si puna ime ose një tjetër kushdo qoftë ai.
Pra, të lësh dëshmitarin dhe të vrasësh fëmijën tënd do të thotë të jesh as psikopat, as ka njeri në tokë as në hënë as në qiell që të vrasësh fëmijën e mos të vrasësh dëshmitarin për të mos lënë gjurmë mbrapa.
Pra nuk ekziston kjo mundësi. Fjalët duhen vërtetuar, e para.
E dyta, në ç’mënyrë mund t’i vërtetoj unë kundërthëniet e mia që jo që s’ekzistojnë këto fjalë fare sepse unë nuk mund t’ia bëja të ditur Miklar Tolës, që ai nuk ka integritetin për të qenë njeri në radhë të parë, megjithatë, nuk mund të vërtetoj unë një veprim kaq idiot, kaq banditesk saqë vërteton një dëshmitar të rremë.
Ai ka shumë gjëra të pabesueshme, siç është edhe kjo për një arsye se nuk kam pse ta bëj me Miklar Tolën unë, këtë nuk e kuptoj pse duhet t’ia kishim shprehur atij, këtë nuk e kuptoj unë.
Dhe pse është gjallë ai kur unë paskam vrarë vajzën time. Këtë nuk e kuptoj edhe këtë. Dhe e dyta, keni parë që çfarë thoshte në dëshminë e tij?
Nuk mbaj mend makinën që mua më ka marrë vajzën ajo makina Volkswagen e bardhë në 2008 më ka marrë vajzën, dhe ai thotë s’e mbaj mend targën, s’mbaj mend makinën, s’mbaj mend ku ja kam blerë.
Dhe e dyta, pse policia dhe organi i akuzës kur ka marrë dëshminë e Miklar Tolës nuk më ka vënë përballë Miklar Tolës mua.
Arsyeja përse s’më ka vënë përballë a mund të ma shpjegojë organi i akuzës arsyen”?