Elita dhe Gjiko janë një prej çiftet më “cool” të botës së showbiz-it. Ato marrin vëmendje të mëdha nëpërmjet fotove që postojnë në rrjetet sociale dhe së fundmi mediat rozë kanë aluduar se pse moderatorja bukuroshe nuk shihet asnjëherë me kunatën e saj, pra me motrën e Gjikos, Blerinën.
Për këtë, Elita ka një përgjigje mjaft të prerë që i thotë të gjitha dhe ju jep kështu fund gojëve të liga.
“Raportet i mbajmë larg syrit të njerëzve, si gazetari juaj, mos me na ra mësysh”, ka shkruar Elita duke qeshur me lot dhe më pasi i ka bërë tag kunatës së saj.