Mediat portugeze shkruajnë se në aeroportin e Lisbonës u ndalua një shtetas për emigraciaon të paligjshëm dhe mashtrim me dukumentet. gruaja e ndaluar u përpoq të sillte një shqiptar drejt Londrës.
Ata kishin falsifikuar një mjet identifikimi të një kombësie të Bashkimit Europian shkruajnë mediat portugeze. Të dy u arrestuan në kontrollin kufitar të nisjeve ndërkombëtare të aeroportit kur po përgatiteshin të hipnin në një fluturim për në Bristol drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Drejtoria Kufitare dhe e Emigracionit në Portugali (SEF) tha se gruaja, kombësia e së cilës nuk u bë e ditur, po përpiqej të hynte në Mbretërinë e Bashkuar, përmes Lisbonës, me një shtetas shqiptar, i cili u arrestua gjithashtu për paraqitjen e një dokumenti të falsifikuar evropian të udhëtimit.
Të dy u arrestuan në kontrollin kufitar të nisjeve ndërkombëtare të aeroportit kur po përgatiteshin të hipnin në një fluturim për në Bristol drejt Mbretërisë së Bashkuar.