Agjencia Italiane e Barnave ka dhënë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve 12 deri në 15 vjeç.
Kjo është një ditë e mirë,” tha kryebashkiaku i Napolit ″Luigi de Magistris″, duke shtuar se “ky është një moment historik si në luftën kundër krizës shëndetësore ashtu edhe në rifillimin e të gjitha aktiviteteve tona sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Ne kemi potencialin për të përshpejtuar më tej fushatën e vaksinimit,” tha Ministri Italian i Shëndetësisë ″Roberto Speranza″ në mediat sociale.